Berisha në Bajram Curri, kafe me deputetin Çela e ish-kreun e bashkisë, e simpatizantë të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme në bashkinë e Bajram Currit me simpatizantë demokratë.

Ndërkohë, nga pamjet e takimit Berisha me delegatet dhe strukturat e PD-së pranishëm ishin deputeti I PD-se, Isuf Cela, ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj.

Po ashtu, shoqërues të tij ishin edhe deputeti i PD-se, Flamur Noka, ish-deputetet Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu, si dhe Lisander Hoxha, ish-nënkryetar i Forumit Rinor te Partisë Demokratike.

“Një kafe spontane në Bajram Curr ku Berisha u prit nga qindra entuziaste demokratë, mes tyre deputeti Isuf Cela dhe ish-kryetari i bashkisë Besnik Dushaj. Me shumë emocion për rikthimin në vendlindje dhe Foltoren sot në mbrëmje, Sali Berisha tha se udhëtimi për këtu është gjysmë qiellor, gjysmë tokësor.” – thuhet në njoftim.

Berisha në Bajram Curri, kafe me deputetin Çela e ish-kreun e