Frikë për destabilitetin e rajonit, Shqipëria kërkon ndërhyrjen e NATO-s

Shqipëria është e shqetësuar për destabilitetin e Ballkanit Perendimor për shkak të ndërhyrjeve mga fuqitë e treta.

Gjatë ministerialit të NATO-s me dyer të mbyllura, i cili po zhvillohet në Letoni, kryediplomatja shqiptare Olta Xhaçka ka kërkuar me tëpër vëmendje për zhvillimet në rajon nga Aleanca .

Sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022,  duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po perpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur ndasi e destabilitet përmes taktikave hibride.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura, ku merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Ministrja  Xhaçka nënvizoi rëndësinë e integrimit të plotë Euroatlantik. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtare të NATO-së, ndërsa Serbia, Kosova dhe Bosnja ende nuk janë bërë pjesë të Aleancës.