Bashkia e Tiranës “tërhiqet” nga Kombinati, u jep edhe 5 ditë kohë por banorët s'kanë ku shkojnë

Banorëve në Kombinat u është dhënë dhe 5 ditë kohë për lirimin e shtëpive të tyre. Por ato vijojnë të kundërshtojnë vendimin e Bashkisë për shembjen e shtëpive pasi vetë atyre nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për shpronësimin e shtëpive që pritet të shemben.

Në Kombinat këtë 1 dhjetor do të duhet që familjet atje të lironin shtëpitë.

Por duket se bashkia Tiranë këtë herë është treguar “zemërgjerë”, duke ju lënë afat banorëve edhe 5 ditë kohë.

"Erdhën sot dhe thanë lironi shtëpitë për 5 ditë."

Por banorët ende nuk janë gati për lirimin e shtëpive, pasi nga Bashkia nuk ju është dhënë asnjë njoftim nëse do të marrin bonus qeraje dhe a do të shpronësohen.

"Nuk po gjejmë shtëpi me qira, janë shtrenjtë."

"Jam plak i vjetër, gruan e kam me diabet, nuk kam ku shkoj."

"300 mijë lekë qiraja, unë me një rrogë jam. Ti jap fëmijës me hëngër apo të paguaj qiranë."

Bashkia e Tiranës  “tërhiqet” nga Kombinati, u jep edhe 5

Në zonën e Kombinatit janë mbi 300 shtëpi që priten të shëmben në funksion të procesit të rindërtimit.

Bashkia e Tiranës  “tërhiqet” nga Kombinati, u jep edhe 5

Bashkia e Tiranës  “tërhiqet” nga Kombinati, u jep edhe 5