Sassoli takon Nikollën: PE do të jetë gjithmonë një zë për Ballkanin Perëndimor në BE

Presidenti i Parlamentit Europian, Davis Sassoli, zhvilloi sot një takim me kryetaren e Parlamentit shqiptar Lindita Nikolla.

Në një postim në twitter, ai shkruan se pati një diskutim të mirë me të.

"Unë e përsërita mbështetjen e palëkundur të PE për hapjen pa vonesë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut".

Parlamenti Europian, thotë Sassoli, do të jetë gjithmonë një zë për Ballkanin Perëndimor në BE.