Kanabis, kokainë e doreza metalike, arrestohet 18-vjeçari në Durrës, procedohet një tjetër

Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 19-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetas F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe është proceduar penalisht shtetasi F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit  fizik  në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike. 

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.