Pjesa "e harruar" e Rrugës së Arbrit, shembje shkëmbinjsh në segmentin Ura e Vashës-Qafë Buall

Ditën e Çlirimit, kryeministri Edi Rama inauguroi hapjen simbolike të një pjesë të Rrugës së Abrit nga Tirana deri në Klos.

Por përtej pjesës që u pa në kamera, segmenti tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit po vijon të degradohet.

Edhe pse ky lot është përfunduar si trase që në vitin 2012, ai nuk është vënë kurrë në funksion.

Pas reshjeve të shiu të masivë shkëmbore janë shembur dhe kanë rënë mbi trase pranë fshatit Plan i Bardhë.

Siç tregojnë pamjet në këtë segment nuk ka asnjë mjet nga kompania që kryen punimet në rrugën e Arbrit, ndërsa banorët e zonës thonë se shembjet aty janë të vazhdueshme.

Edhe pse kjo rrugë nuk duhet të përdoret, banorët e zonës tregojnë se aty cdo ditë lëvizin njerëz e mjete, ndërsa rrëshqitjet e gurëve e dherave rrezikojnë tragjedi.

“Përditë ka shembje. Po si nuk kalojnë makina?!” thotë një banor.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit është parashikuar të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Pjesa "e harruar" e Rrugës së Arbrit, shembje