Vlorë/ "Masakër" ndaj lumenjve, ambientalistët ngrenë alarmin
Kjo është Ura e fshatit Drashovicë në Vlorë.
Siç mund të shihet nga pamjet, këmbët mbajtëse të saj janë dëmtuar.
Sipas ambientalistit, Simo Ribaj, shkak për këtë situatë është bërë gërryerja masive e shtratit të lumenjve nga firmat e ndërtimit.
"Prej shumë vitesh po gërryhet, po masakrohet shtrati i lumit për të bërë rrugët."
Por, për prefektin e Vlorës Flamur Mamaj në fshatin Drashovicë nuk ekziston një problem i tillë.
"Kam që në datën 15 shtator, por nuk kam dëgjuar asgjë."
Ambientalistët thonë se këto problematika janë adresuar edhe zyrtarisht nëpër institucione, ndërsa prefekti thotë se këto probleme nuk duhet të denoncohen në media.
"Kemi kërkuar zyrtarisht dhe verbalisht, gjithmonë ka pasur shmangie."
Masakra mbi lumenjtë për nxjerrjen e inerteve është një fenomen i përhapur në të gjithë vendin.
Ndërsa dështimi i institucioneve për të ndalur shfrytëzimin e paligjshëm në lumin Mat ka sjellë si pasojë fundosjen e njërës prej këmbëve të Urës së Zogut –monument kulture që tashmë rrezikon të shembet.

