Aksident në aksin Divjakë-Çermë, plagoset drejtuesi i motoçikletës pas përplasjes me makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 14:17
Drejtuesi i një motoçiklete mbeti i plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugr në aksin kombëtar Divjakë-Çermë pasi u përplas me një makinë.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbadhjen e shkaqeve të aksidentit.




