I kërkoi 7 mijë euro qytetarit në këmbim të mos arrestimit, lihet në burg polici i "FAST Albania” në Elbasan

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për agjentin e policisë “Fast Albania” Sokol Fana, që i kërkoi 7 mijë euro Klodjan Hajdërllit në këmbim të mos arrestimit.

Polici, Sokol Fana, akuzohet për “Mashtrim” dhe “Shpërdërim detyre”.

Mësohet se për të arrestuarit tjetër Klodjan Hajdërlli i akuzuar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” është vendosur lirimi nga burgu, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Sokol Fana, agjenti i njësisë policore “Fast Albania”, që arrestua në Elbasan për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, u zbulua nga një oficer policie që shërben pranë komisariatit nr.4 në Tiranë dhe një efektiv i Gardës së Republikës.

Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021 ka shkuar në lokalin “S.. “ në Elbasan, që administrohet nga Klodjan Hajdërlli, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Kodjani i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqenëse do shkonte në burg.