Komisioni i Venecias pro zgjatjes së mandatit të Organeve të Vetingut: KLP e KLGJ do vononin
Komisioni i Venecias i dha të drejtë kërkesës së Partisë Socialiste për të zgjatur afatet e organeve të Vetting-ut bëjnë të ditur burime për RTV Ora.
Në raportin paraprak të Venecias thuhet se nisma për të çuar para vetingun përmes Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerit publik është brenda standardeve.
Ne dokument shkruhet se nëse verifikimi i prokurorëve e gjyqtarëve do të bëhej nga KLGJH dhe KLP procesi do të zgjatej më shumë.
Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias do të publikohet në 10-11 dhjetor.
Ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Komisionit të Venecias opinion për zgjatjen e organeve të vetingut, ndërkohë që një nismë të tillë e mbështet edhe ambasada amerikane dhe ambasada e BE-së.
Edhe ONM ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.
Socialistët kërkojnë që puna të vazhdoje deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende ne Vetting.
Për të zgjatur afatet e organeve të Vetting-ut duhet të bëhen ndryshimet në Kushtetutë dhe për këtë duhen votat e PD-së.
