Testimi me shkrim për policët e rinj, në garë 1626 aplikantë, 30% prej tyre femra

Ka nisur sot testimi për përzgjedhjen e 500 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, për Patrullë të Përgjithshme.

Testimi me shkrim po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndarë në 2 grupe, duke respektuar masat anti-Covid.

Korrigjimi do të bëhet me skuatron, në prani të vetë kandidatëve.

Ata që do të shpallen fitues në këtë fazë, do të vijojnë garën me testimin fizik e psikologjik.

Drejtori i Kolegjit njëherazi dhe administrator kryesor i procesit, Skënder Kalemi, tha se gjithësej janë 1626 aplikantë, 30% e të cilëve femra.

"Testet përgatiten nga qendra e shërbimeve arsimore. Testi hapet në prezencë të aplikantëve dhe shpërndahet. Testi ka njohuri të përgjithshme të shkollës së mesme".

Testimi me shkrim për policët e rinj, në garë 1626

Testimi me shkrim për policët e rinj, në garë 1626

Testimi me shkrim për policët e rinj, në garë 1626Testimi me shkrim për policët e rinj, në garë 1626Testimi me shkrim për policët e rinj, në garë 1626