Rama i kapi dy peshq të mëdhenj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 14:34

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Guma ka postuar një fotostory në facebook ku kryeministri Edi Rama del krah dy peshqeve të mëdhenj me gjatësinë gati më të madhe se vetë ai.
Rama sot ndodhet në Sarandë në një takim me peshkatarët për sektorin e peshkimit.
Në foto duket që ai ndodhet në një peshkarexhe peshkatarët e të cilës duket se kanë kapur peshqit e mëdhenj në det.
“Peshku i madh” përdoret si simbol për zyrtarët e lartë të përfshirë në krim e korrupsion por që ende nuk kanë rënë në rrjetën e SPAK.
Por çfarë ishin dy peshqit e mëdhenj?
Sot Shqipëria ka nisur eksportin me Japoninë për peshkun ton.

