Brenda shtëpisë së “monstrës së Fierit”, në dhomën rrëmujë të Klodian Çalamanit qëndrojnë varur në mur dy flamuj
Sot u bë një javë nga ngjarja tragjike e Greçallisë në Fier ku Klodian Çalamani vrau e groposi një fëmijë 8-vjeçar. Ora News ka zbuluar se si jetonte 38- vjeçari.
Kjo është shtëpia e horrorit ku jetonte vrasësi i fëmijës.
Një dhomë e rrëmujshme dhe e pistë.
Mobilje dhe elektroshtëpiake të vjetra të rrëzuara.
Një fotografi e grisur por dhe një orë në dukje grash e hedhur diku.
Ndërsa në mur vrasësi i fëmijës mbante dy flamuj kuq e zi.
Brenda e jashtë shtëpisë tenxhere bosh, që me ushqim here pas here, siç thuhet, i mbushte familja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Drita jashtë shtëpisë qëndron e ndezur prej 16 nëntorit.
Ndërsa në fund të oborrit ende e hapur gropa ku monstra i Fierit kishte groposur pasi vrau me kazmë fëmijën e fqinjëve.
Çfarë po ndodh me hetimet?
Gjatë gjithë javës policia ka qenë në shtëpinë e vrasësit për të zbardhur detaje nga vrasja makabre, duke vendosur shiritë sigurimi dhe duke ruajtur banesën e vrasësit si skenë krimi.
Mësohet se 2 ditë më parë ka pasur një denoncim nga familjarët e 8-vjeçarit, për një të afërme të tyre.
Sipas familjarëve e afërmja ka dhënë të njëjtën dëshmi si kur se Klodian Çalamani, për sa i përket lëvizjes së 8-vjeçarit përpara se të ndodhte krimi makabër.
Sipas denoncimit dyshohet për bashkëpunim të së afërmes me Klodian Çalamanin.















/Ora News/



