"Nikla"/ Në makinë me 4 thasë me kanabis, gati për shitje. Policia u vë prangat në rrugë

Dy banorë të Niklës në Krujë u arrestuan pasi u kapën teksa udhëtonin me ”Volkswagen”në të cilin u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.

Policia thotë se dy të arrestuarit kishin qëllim "shitjen e tyre"

Operacioni u kodua “Nikla”

“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në aksin rrugor Nikël-Tapizë, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë” informoi sot policia.

 Të arrestuarit janë  M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.