Vartësit e Gledian Llatjes në Elbasan të dyshuar për korrupsion,1200 m2 pa leje tek Llixhat

Ish-kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Elbasan dhe një vartës i tij janë vënë nën akuzë nga policia pasi dyshohen se lejuan një ndërtim 1200 metra katror pa leje në zonën e Llixhave.

Ky objekt dy katësh në zonën e Llixhave në Elbasan përgjatë muajve janar-shkurt të këtij viti dhe pronari në vijim kishte aplikuar për ta legalizuar  ndërtimin 1200 metër katror.

Kjo lëvizje ka ngjallur dyshime për abuzime e korrupsion ndaj çështja i ka kaluar specialistëve të hetimit të krimit ekonomik e financiar.

Verifikimet sipas policisë provuan se objekti ishte ndërtim pa leje i lejuar në mënyrë abuzive nga Inspektorati Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan.

Ish-kryeinspektori Mario Qosja, 38 vjeç, përfundoi në pranga ndërsa inspektori  Alian Zabeli u vu nën hetim në gjendje të lirë.

Ata dyshohet se në shkelje të ligjit dhe përmes akteve korruptive kanë lejuar ndërtimin pa leje në pronësi të 50-vjecarit Ndriçim Kuqja.

Ky i fundit, përfundoi po ashtu në prangat e policisë, me akuzën e ndërtimit pa leje.

Për shkak se dyshimet janë për korrupsion nga punonjësit e institucioneve shtetërore, kryesisht brenda Inspektoriatit të Ndërtimit, hetimet ende nuk janë mbyllur.

Pak ditë më parë, një rast i ngjashëm u zbulua në Vlorë.

Dy vartës të kryebashkiakut Dritan Leli, u vunë atje në pranga pasi dyshohet se favorizuan një ndërtim pa leje.

Me porosi direkte të kryeministrit Edi Rama, Policia e Shtetit ka intensifikuar aksionet kundër krimi mjedisor dhe ndërtimeve pa leje.

Vetëm dy javët e fundit, janë evidentuar 215 vepra penale në fushën e mjedisit ku kanë rezultuar të përfshirë  213 persona.