Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 09:33
Një 64-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të marte ndërsa u përplas nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës.
"Te stacioni i trenit mjeti tip"Benz" me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç, ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe.,banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.