Gjykata vendos sot për përballjen Ardian Dvorani - Meta

Përfaqësuesit e presidentit dhe ish kreu i KED-së, Ardian Dvorani do të përballen sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjyqtari i posaçëm, Erion Çela shqyrton kërkesën e SPAK për pushimin e padisë së presidentit Ilir Meta

Në seancë është i pranishëm vetë Ardian Dvorai ish kreu i KED-së aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe përfaqësues të presidentit.  

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në muajin shkurt të vitit 2020, presidenti Ilir Meta paditi në SPAK gjyqtarin Ardian Dvorani, në atë kohë, Kryetar i  Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kreu i shtetit e akuzoi Dvoranin për veprimtari kriminale dhe shkelje të Kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të Gjykatën kushtetuese.  Kallëzimi i presidentit bënte fjalë për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe“përvetësimin e kompetencës së detyrës shtetërore”.

Presidenti e fajësoi Dvoranin me disa video si përgjegjës për situatën, pasi ai i ka dërguar dy herë në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante.