Gjinushi: Akademia e Shkencave ka ndryshuar këto 2 vite, ngre komisione dhe financon

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi u shpreh se Akademia e Shkencave ka ndryshuar sepse më par pasur vetëm 42 anëtarë që mblidheshin 2-3 herë në vit.

Gjinushi tha se tashmë Akademia e Shkencave është reformuar dhe ka drejtë t’i kërkojë qeverisë për ngritjen e kërkimit shkencor.

Gjinushi: Akademia ka ndryshuar sepse deri dje ka pasur vetëm 42 anëtarë që mblidheshin 2-3 herë në vit dhe bënin konferenca dhe seminare. Akademia tashmë ka ndryshuar sepse është reformuar. Ka drejtë të ngrejë komisione dhe të financon.

Këto janë mundësi. Kemi dhënë edhe projekte. Po ashtu kemi të drejtë t’i kërkojë qeverisë për ngritjen e kërkimit shkencor. Gjë më të madhe se sa kjo nuk mund të bëjë akademia.