Mes viktimave të aksidentit në Bullgari edhe ky i ri shqiptar, çfarë shkruante në postimin e fundit në facebook

Muhsin Shiroki, 32-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut është mes 46 viktimave të aksidentit tragjik në Sofje të Bullgarisë, ku autobusi në të cilin udhëtonin 53 pasagjerë u shkrumbua nga flakët.

Lajmin e kanë publikuar miq dhe të njohur të tij.

Mes viktimave të aksidentit në Bullgari edhe ky i ri shqiptar,Mes viktimave të aksidentit në Bullgari edhe ky i ri shqiptar,

Ndërkohë ky është postimi i fundit i të riut në faqen e tij në facebook, vetëm katër ditë më parë.

Shiroki: "Lista e personave që duhen fshirë nga jeta jonë pas moshës 30...

1- Në momentin që ndalon së telefonuari dhe së shkruari, e sheh që nuk po telefonon, nuk po shkruan. Ju vazhdoni të gjithë marrëdhënien... Fshijeni atë

2- Nëse nuk mund të mësosh asgjë nga një person, ai person është i kotë... LËRJENI TË IKË

3- Ai qe te tregon sekretet e te tjereve sekretet e tua tregon te tjereve... FSHIJE

4- Nuk ke çfarë të flasësh me një person që nuk di të debatojë, nuk dëgjon dhe imponon mendimin e tij...FSHIJE

5- Ai që përdorë në gojë fjalën “jam i zënë” dhe vazhdimisht flet për mungesë kohe... LËRJE TË IKË

Mos harro!. Koha nuk gjendet kurrë, ajo krijohet…

6- Nuk mund të kuptohet kurrë me një person që thotë "Unë jam ky" dhe ikën...FSHIJENI

7- Problemet e veta i tregon për orë të tëra, nuk i sheh fund hundës nga egoizmi...FSHIJENI

8- Çfarëdo që të bëni, ai nuk do të buzëqeshë. Disa ushqehen me pakënaqësi... FSHIJENI

9- Merr, merr, merr nga ju… Kur vjen puna për të dhënë, ai flet për dashurinë pa pritshmëri… FSHIJENI

Nëse e vlerëson, duhet të vlerësohesh. Përndryshe është budallallëk ...

10- Ai i nënvlerëson arritjet tuaja, sepse nuk mund ta bëjë vetë. Madje ai vjell xhelozinë në emër të ndershmërisë. Mos e shqetëso, halli i tij është dobësia e tij... FSHIJE

11- Ata që nuk dëgjojnë ëndrrat e tyre, nuk ndajnë dhimbjen dhe lumturinë e tyre... LËRË TË IKË".