Çfarë do bënit nëse do të ishit 20 vite më të rinj? Qytetari: Vetëm punë, është lavdi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 09:49
Po sikur të kishim mundësinë të kthenim kohën mbrapa, çfarë do bënit? Çfarë do bënit nëse do ishit 20 vite më të rinj?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Me sa duket pyetja rezultoi e vështirë për qytetarët, pasi nuk dinin se çfarë të përgjigjeshin.
Sigurisht, nuk është e lehtë të thuash se çfarë do bëje nëse do ktheje kohën mbrapa. Megjithatë shumë prej qytetarëve thane se, nëse do të ishin 20 vite më të rinj, do të punonin.

