Marrëdhëniet me SHBA, Meta: Nuk jam veshur si grua për foto me Presidentin as kam paguar rusë për ta takuar

Presidenti, Ilir Meta, thotë se marrëdhëniet e tij me SHBA-të dhe Ambasadën amerikane në Tiranë janë të shkëlqyera.

Ai nuk heziton të ironizojë dhe Ramën me Bashën për mënyrën sesi i kanë ndërtuar marrëdhëniet me SHBA.

Meta: Nuk jam veshur si grua për të bërë foto me Presidentin e SHBA dhe as kam paguar rusë apo jugosllavë për të takuar Presidentin e SHBA. Marrëdheniet e mia me SHBA dhe me Ambasadën janë të shkëlqyera.

Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.