"Fast Delivery" nga Tirana: Me facebook e Instagram shmangin tatimet. 6 në pranga u sekuestrohen 1 mln euro mall
Gjashtë persona u arrestuan policia e Tiranës me akuzën se kishin krijuar një rrjet postar të blerjes dhe shpërndarjes së mallrave të ndryshëm që dërgoheshin kontrabandë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Shpërdarja e shpejtë” ose në anglisht “ FAST DELIVERY” është quajtur operacioni policor i ndërmarrë sot në Tiranë.
Hetimet e ndjekura nga krimi ekonimik në bashkëpunim edhe me drejtorine e tatimeve zbuluan këta shtetas i dorëzonin porositë të pashoqëruara me faturë.
Të 6 të arrestuarit janë banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme ndërsa janë sekuestruar 6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore si dhe veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro.
“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin rregjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.”
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit” informoi policia e Tiranës.
Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës.
Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.
1 milione euro
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;
-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)
-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.
Të arrestuarit
A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme
Akuzat
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.





