Jepet vendimi për grupin që tregtonte kokainë në Tiranë dhe Elbasan, ja sa u dënua miku i Shullazit
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot dënimin për grupin që tregtonte kokainë në Tiranë dhe në Elbasan.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarët Pajtime Fetahu, Zamira Vyshka dhe Miranda Konica.
Mes personave të dënuar është dhe Klajdi Gjeçi,i cili është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe person që është ndaluar si i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës,Dorian Muça.
Klajdi Gjeçi kishte lidhje shoqërore me Emiljano Shullazin. Ai akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjen së një mase prej 500 gramë kokainë.
-Klajdi Gjeçi është dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim.Por me gjykim të shkurtuar është dënuar me 7 vjet burgim.
-Skënder Pëllumbi, bashkëpuntori i Gjeçit është dënuar me 12 vjet por me gjykim të shkurtuar u dënua me 8 vjet burgim.
-Agron Qafa u dënua me 9 vjet burgim dhe me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 vjet heqje lirie.
-Klaudio Trungu është dënuar me 5 vjet burgim.
-Lorenc Pergjini është dënuar me 4 vjet heqje lirie.
Të gjithë këta persona u arrestuan nga prokuroria e Elbasanit si pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Elbasan dhe Tiranë.
Në tre raste personat i kanë shitur kokainë dhe agjentëve të policisë që ishin infiltruar si përdorues.

