Zjarr në një apartament në katin e katërt në Allias, evakuohen banorët e pallatit

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Allias është përfshirë mëngjesin e sotëm nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:58 në vendin e quajtur "Te Katrori".

"Ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit, ndërsa forcat zjarrfikëse bënë lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.