Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-balerina dhe moderatorja shqiptare, Hueyda El Saied

 Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare artistja Hueyda El Saied. Lajmi i hidhur është përcjellë në rrjetet  sociale nga miq dhe kolegë të saj.

Hyeyda prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i kushtoi edhe jetën.

E dashur për publikun shqiptar, vite më parë ajo ka qenë pjesë e spektakleve televizive, por ka punuar edhe si moderatore.

Në vitin   2011 ajo ishte pjesë e Ora News si moderatore lajmesh dhe emisioni. Prej kohësh Hueyda ishte larguar nga Shqipëria dhe jetonte me familjen në Luksemburg.

Dhjetorin e kaluar ajo lidhi kurorë me bashkëshortin e saj, martesë që për fat të keq zgjati pak.

Ndërron jetë  në moshën 46-vjeçare ish-balerina dhe

Por kush ishte Hueyda. Ajo ka lindur në Tiranë, ndërsa origjina e familjes është nga Sudani . U diplomua për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, më pas vijoi studimet në Itali.

Gjatë karrierës së saj ka punuar në fusha të ndryshme, si televizion, balet, këngë dhe pikturë.