Rama pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied: Lamtumirë shoqe e vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 10:33
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vdekjes së artistes shqiptare, Hueyda El Saied.
“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan Rama bashkangjitur një fotografie të të ndjerës në rrjetin social Facebook.
Hueyda El Saied, 46 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Miqtë e saj konfirmojne se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.