Rrëmbeu dhe vrau fqinjin 8-vjeçar, zbardhet dëshmia e 38-vjeçarit në Fier: E godita disa herë, pastaj e groposa
Klodian Çalamani i cili ka rrëmbyer dhe ka groposur të miturin në oborrin e tij ka pranuar krimin para autoriteteve.
Gazetarja e Ora News Inelda Vallja ka bërë me dije se autori ka pranuar se deklaruar para policise se ka marrë në shtëpi fëmijën e mitur, e ka vrarë dhe më pas e ka groposur me baltë në shtëpinë e tij. Ai ka pranuar para uniformave blu se e ka goditur të miturin disa herë më lopatë.
Sipas dëshmive të fqinjëve mësohet se autori në momentin që ka kryer krimin ka qenë i pirë. Po ashtu dyshohet se 38-vjeçari konsumonte dhe lëndë narkotike.
Ishte nëna e të miturit që bëri denoncimin për humbjen e djalit të saj, ndërkohë pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit.
Menjëherë policia ka arritur në banesën e tij, ku dhe ka gjetur të pajetë trupin e fëmijës nën baltë. Autori ndodhet prapa hekurave.
