“Akademia e barinjve” Gjinushi: Ngatërrohet termi, përdoret zakonisht për shkencat e artet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi komentoi edhe “akademinë e barinjve”.

Gjinushi tha se termi Akademi ngatërrohet, pasi ky term përdoret vetëm për fushat shkencore, ose për shkollat si Akademia e Arteve, atë Ushtarake ose sportive.

Gjinushi: Kjo është për të treguar se si të ngatërrohet me termin Akademi. Akademia realisht, përdoret në rastin e saj të Shkencave, që është një grupim shkencor, që dikush ishte vullnetar dhe tani është me ligj. Po ashtu janë edhe shkollat e lart me një drejtim.

Këtu futen Akademia e Arteve, Ushtarake ose sportive. Kështu si terma mund të përdoren shumë, por këto janë dy fusha e akademive.