Gjiknuri: Komisionet hetimore janë teatër kot, po tu heqësh kamerat dalin dhe pinë cigare

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se komisionet hetimore janë një teatër i madh politik, të gjitha palët i japin një rol vetes

Ai tha se po tu heqësh kamerat atyre që janë në komisione dalin dhe pinë cigare në korridor aty dhe ja mbaroi hetimi.

Gjiknuri: Këto komisionet hetimore janë një teatër i madh politik, të gjitha palët i japin një rol vetes aty dhe janë gjërat më të dështuara që kanë qenë aty. Edhe ne kur kemi qenë në opozitë, por edhe këta që janë sot, është teatër që të marrin mikrofonin dhe të flasin.

Poll

Po tu heqësh kamerat dalin dhe pinë cigare në korridor aty dhe ja mbaroi hetimi. Hetimet bëhen nga drejtësia dhe nuk bëhen nga politika. Këto janë teatro kot.