Gjiknuri: PS e gatshme të diskutojë për Kodin Zgjedhor, reformën territoriale e Vettingun e politikanëve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se të ngurtë sa i takon dialogut dhe jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë.  

Ai tha se PS është e gatshme të diskutojë me PD-në për Kodin Zgjedhor, reformën territoriale dhe Vettingun e Politikanëve.

Gjiknuri: Ne nuk jemi të ngurtë sa i takon dialogut dhe jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë.  Demokracia është një kompromis duke hequr dorë nga disa gjëra. Ngrehina kushtetuese e Vettingut është e dakordësuar. Nuk është një çështje politike. Reforma territoriale është një dëshirë politike dhe një kompromis i tillë. Hajde që të ulemi dhe ta diskutojmë.

Poll

Kodin Zgjedhor dhe ligjin zgjedhor hajt ta diskutojmë. Vettingun e politikanëve hajde ta diskutojmë. Vettingun i politikanëve ka ligjin për deklarimin për kontrollin e pasurisë, dekriminalizimi, apo pastrimin e parave. Politikani në vendin tonë votohet dhe është i qarkullueshëm, ndryshe nga gjyqtarët.