Holanda e shqetësuar, në rajon ka influence në rritje të Rusisë dhe Kinës. Rutte: Të çelen negociatat. Rama: BE i duhet Ballkani

Kryeministri i Holandës Mark Rutte shprehu shqetësimin për rritjen e influencës ruse dhe të Kinës në rajon. Në konferencën për medien me kryeministrin shqiptar Edi Rama Rute la të kuptojë se shteti i tij po ndërmjetëson me Bullgarinë për të hequr veton dhe për ti hapur dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në  integrimin drejt BE-së.

“Është e drejtë të niset zyrtarisht konferenca e parë ndërqeveritare. Është thelbësore të zgjidhet bllokimin nga ana e Bullgarisë shpresojmë ta bëjmë. Do të ketë zgjedhje të dielën. Do të jetë e drejtë, rigoroze çelja e negociatave. është bërë progresi i duhur” tha kryeministri holandez Mark Rutte.

Kryeministri Rutte tha se ka shpresa që pas zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në Bullgari, rruga do të jetë e hapur.

“Le të shpresojmë që të kemi sukses pas zgjedhjeve të së dielës. Të sigurohemi që të dy konferencat ndërqeveritare të nisen”

Nga ana e tij kryeministri Rama e quajti me rëndësi marrëdhënien bilaterale mes dy vendeve por dhe domosdoshmërinë që Ballkani Perëndimor ka që të mos ndihet i tradhëtuar nga Bashkimi Europian.

“Ne kemi shumë nevojë për BE dhe BE ka shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor.BE nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku ka konflikte e ndjenja e mërzisë, apo e tradhëtisë nga ana e BE-së të prevalojë. Nuk I duhet një BP ku forcat e tjera të gjejnë terren pasi ne fizikisht jemi brenda tij” tha Rama.

Nga ana e tij kryeministri Holandez shprehu hapur shqetësimin e influencave ruse e të Kinës në Ballkan.

 "Shqetësimi ynë është, se ajo çfarë vjen, si anë negative e saj, është influenca në rrijte e gjithë Rusisë dhe Kinës, dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e Bashkimit Europian të jetë e pranishme këtu e jo perspektiva e Rusisë dhe Kinës” tha Rutte i cili ka ndërmarrë një tur në Ballkan.

Pas Tiranës ai pritet të vizitojë dhe Maqedoninë e Veriut.