Qeveria miraton planin e veprimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trajtim financiar vullnetarëve
Vullnetarizmi i para viteve 1990 konsiderohet ende si një fenomen pozitiv, ndaj qeveria ka vendosur të rikthejë këtë projekt përmes miratimit të një vendimi të posaçëm. Si shembull për këtë ministri Niko Peleshi sjell situatën e tërmetit dhe pandeminë.
"Përballja me fatkeqësitë natyrore me emergjencat civile, aty kemi gjithmonë nevojë për vullnetarë, por nga ana tjetër ne i japim mundësi institucioneve të trajtojnë me dinjitet vullnetarët. Përmes kësaj VKM ne kemi mundësi të trajtojmë me transport, ushqim, por edhe me një pagesë dinjitoze të merituara të gjithë vullnetarët që përfshihen në aksionet tona të përbashkëta," tha Peleshi.
Paralelisht me vullnetarizmit, qeveria ka miratuar dhe masa për të luftuar trafikun
"Miratuam planin e veprimit antitrafik të personave. Do tekë një adresim shumë konkret që fillon që nga parandalimi i këtij fenomeni deri ën rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave," tha Çuçi.
Gjithashtu në mbledhjen e radhës së qeverisë është vendosur nisja e reformës së ujit për të cilën në tre vite janë shpenzuar 900 milionë euro, por po ashtu është miratuar ngritja e qendrës së ekselencës ku nxënësit do të paraqesin idetë e tyre.
