Efektivi i policisë bashkiake të Tiranës kapet me 2 sirianë në makinë. Ishte shpallur në kërkim prej shtatorit

Efektivi i policisë bashkiake Tiranë, Pjerin Mhilli është arrestuar ditën e sotme, 10 nëntor pasi u kap duke transportuar 2 sirianë kundrejt fitimit së bashku me një 39-vjeçar.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës më 13 shtator për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve."

Ditën e sotme, efektivi së bashku me shtetasin Klajdi Llozhi 39 vjeç, banues në Mamurras u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke transportuar 2 shtetas sirianë kundrejt fitimit.

Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 shtetas sirian, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të  mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.