Kryeministri holandez në Tiranë, Rama: Holanda pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, po ndërhyn te Bullgaria

Kryeministri holandez, Mark Rutte ditën e sotme, 10 nëntor zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u prit  me ceremoni shtetërore  nga kryeministri Rama dhe më pas mbajtën një konferencë të përbashkët për shty para gazetarëve. Kryeministri Rama nënvizoi se Holanda mbështet pa rezerva integrimin europian të Shqipërisë dhe konferencën e parë ndërqeveritare. 

Edi Rama u shpreh se Holanda, ashtu si Franca dhe Gjermania mbështesin integrimin e Shqipërisë, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por shtoi se problem mbetet vetoja bullgare.

Ndërkohë kryeministri i Holandës la të kuptojë se kanë ndërhyrë tek Bullgaria për të zgjidhur ngërçin. 

Rama: Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Kjo marrëdhënie shkon përtej procesit tonë të integrimit evropian. Ne kremtuam 50 vjet marrëdhënie diplomatike vitin e shkuar me Holandën dhe kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive. Impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti. Nga ana tjetër për arsye të rritjes së pranisë së biznesit holandez në Shqipëri deri te arkitektët holandezë që janë të përfshirë në zhvillimet e reja në Shqipëri. Kemi një rritje të përvitshme të turistëve nga Holda dhe shpresojmë  se do të vazhdojë.

Kemi folur me kryeministrin për bashkëpunimin në fushën e ssigurisë dhe luftës kundër  krimit të organizuar dhe jemi të sigurt se progresi i bërë në këtë bashkëpunim do të rritet si pasojë se rritjes së kapaciteteve të vëna në dispozicion të këtij bashkëpunimi. Kemi folur edhe për mundësinë dhe unë e kam kërkuar nga kryeministri që Holanda të mbështesë një përafrim më të shpejtë të universiteteve tona me universitetet evropiane. Kemi folur edhe për një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat rurale për t'i përfshirë në programe të mëtejshme të mbështetjes për sipërmarrjen në fshat. Kemi folur edhe për momentin ku jemi; e dimë shumë mirë që Franca, Holanda, Gjermani dhe të gjithë janë gati pët t;u ukur në Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë.