U kapën me 114 kg kanabis, Gjykata e Korçës lë në burg 4 të arrestuarit

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për 4 të arrestuarit të cilët u kapën duke transportuar 114 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

Prokuroria ka kërkuar masën e "Arrestit me burg", masë e cila u pranua nga Gjykata.

Seanca gjyqësore filloi në orën 09:00.

Katër shtetasit u arrestuan ditën e shtunë, 6 nëntor ku avokati Joni Mosku tentoi të kalonte nga Gorica 66 kg cannabis.

Ndërsa Ligor Romaçkës ju gjet në magazinë 48 kg cannabis bashkë me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumencacion.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.