Holanda e shqetësuar për situatën në Bosnje, Mark Rutte: Serbët po dhunojnë hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën

Tensionet në Ballkan, rritja e influencës ruse dhe e Kinës në Ballkan, nevoja për integrimin në BE, nisma "Ballkani i Hapur" dhe situata në Bosnje janë temat që janë diskutuar në takimin e sotëm mes kryeministrit të Holandës Mark Rutte dhe kryeministrit shqiptar.

Kryeministri i Holandës shprehu hapur shqetësimin për situatën në Bosnje Hercegovinë.

Gjatë konferencës për medien krah kryeministrit Rama tha se serbët e Bosnjes po dhunojnë hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjes.

Kryeministri tha se një shqetësim i tillë është ngritur në nivelet e larta të BE-së pasi shqetësim është influence në rritje e Rusisë dhe e Kinës në rajon.  

“Unë jam vërtet i shqetësuar për  Bosnjë-Hercegovinën pasi duket sikur serbët e Bosnjës po dhunojnë hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutës së Bonjës. Po punojmë shumë në nilevet e BE-së për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politik të ndahet në atë vend përgjatë vijave etnike. Kjo thekson rëndësinë e dialogut, por po kështu edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan."

Gjithashtu Rutte vlerësoi rolin e kryeministrit në rajon dhe theksoi rëndësinë e dialogut dhe shqetësimin për rritjen e influencës së Rusisë e Kinës në rajon. 

“Rama është një shembull i mirë. Është i respektuar në të gjithë rajonin dhe është mjaft aktivë të bëjë çka mundet që të sigurojë që rajoni të jetë stabilitet sa më i mundur. Shqetësimi ynë është  se ajo çfarë vjen si anë negative e saj është influencë në rrijte e gjithë Rusisë dhe Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e Bashkimit Europian të jetë e pranishme këtu e jo perspektiva e Rusisë dhe Kinës” tha Rutte.

Edhe kryeministri Edi Rama i quajti 'shenja jo të mira" ato që po ndodhin në Ballkan dhe e quajti nismën "Ballkani i Hapur" si mekanizëm për të forcuar bashkëpunimin.

"Specifikisht aytre që shohim në rajon këto ditë që nuk janë shenja të mira as në Bosnje, as në Mal të Zi, as në Maqedoninë e Veriut dhe as në kufirin e Kosovë Serbi, janë një arsye për të shtuar më shumë forcat dhe rritur bashkëpunimin, prandaj Ballkani i Hapur nuk është çelës magjik por mekanizëm që i shërben këtij qëllimi" tha Rama.

Në Bosnje tensionet janë në rritje pasi entiteti i Republika Sërpskës ka ndërmarrë disa veprime kohën e fundit, të cilat janë vlerësuar se po dëmtojnë rendin kushtetues të vendit dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, njëherësh anëtar i presidencës trepalëshe, Millorad Dodik, ka kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës - entitet i banuar me shumicë serbe.