Mesazhi për të rinjtë: Rrini racional mos i kushtoni shumë kohë vanitetit

Shkrimtari dhe politikani, Preç Zogaj ka nxjerrë së fundmi për lexuesit, librin e tij më të ri me poezi "Një e tretë, dashuria".

Si rrjedhojë shkrimtari i bën thirrje të rinjve t'i kushtojnë shumë kohë librave dhe të menaxhojnë kohën e tyre.

"Njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjidhjen e tyre. Ka një diversitet ofertash tani. Të jenë racional me kohën. Nuk duhet të rrinë tërë kohën nga spektaklet që përgjithësisht janë vanitoze. T'i kushtojnë më shumë kohë librit. Të rinjtë e të rejat që lexojnë bëjnë diferencën", u shpreh Zogaj në emisionin "Ditë e Re".

Ndër të tjera, Zogaj, thotë se nuk mund të dashurojmë për jetë me të njëjtin intensitet. Duke iu referuar Lasgush Poradecit, Zogaj thotë: "Nuk dashuron as unë, as ti por dashuron dashuria".