Krimet në Iran, gjyqi në Durrës. Muxhahedinët e Manzës do të dëshmojnë kundër ish-zyrtarit iranian

Për gati 2 javë Durrësi do të shndërrohet në qendrën e një gjyqi shumë të rëndësishëm me efekt në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në këtë Gjykatë, kanë mbërritur paraditen e së mërkurës trupa me 6 anëtare të Gjykatës  suedeze, 2 prokurorë dhe avokati i një zyrtari të akuzuar për krime Lufte në Iran, për disa masakra të njëpasnjëshme gjatë viteve 1988.

Hamid Noury, ish-zëvendës prokuror i burgut Gohardasht në Karaj të Teheranit, u arrestua në Suedi në vitin 2019.

Krimet në Iran, gjyqi në Durrës. Muxhahedinët e Manzës

Çështja ndaj tij nisi me 10 Gusht në Stokholm të Suedisë, dhe pak javë më parë në një vendim të befasishëm gjykatësi vendosi transferimin e trupës për 2 javë në Shqipëri.

Muxhahedinët të stacionuar në Manëz do të dëshmojnë në këtë proces. Ata kanë të dhënat thelbësore, ndaj intervistimi u vendos në sallë dhe jo online.

Me fotot e familjarëve të vrarë në Iran disa muxhahedinë dëshmitarë, thanë se kanë shpresë tani me nisjen e procesit kundër Hamid Noury që ata e etiketojnë me “xhelatin e Iranit”.

Krimet në Iran, gjyqi në Durrës. Muxhahedinët e Manzës

"Janë 7 dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë për atë që ka bërë Hamit Nuri. Jam shumë e gëzuar që gjykata është zhvendosur këtu, sepse 90 % e martirëve janë nga muxhahedinët këtu. 6 pjesëtarë të familjes janë vrarë nga ky regjim. 6 vëllezër. Vëllai u vra nën tortura."
Një tjetër iraniane dëshmon se ka qenë e burgosur politike në kohën kur u vranë rreth 30,000 të burgosur në 1988.

"Jam burgosur për 6 vjet në Iran sepse isha mbështetëse e muxhahedinëve. Verën e vitit 1988, për rreth 20 ditë, të gjithë të burgosurit politikë u përballën me skuadrat e vdekjes, dhe 90 % e tyre u ekzekutuan. Kjo është fotografia e vëllait tim që u burgos për 6 vjet, por u ekzekutua gjatë masakrës që u bë nëpër burgje."

Krimet në Iran, gjyqi në Durrës. Muxhahedinët e Manzës

Irani ka kundërshtuar procesin që po mbahet në Shqipëri, ndërsa në lidhje me masakrat në vitin 1988 , organizatat ndërkombëtare kanë akuzuar drejtpërdrejtë edhe Presidentin e tanishëm të Iranit Ebrahim Raisi si një gjykatës që ka urdhëruar ekzekutimin e mijëra personave.