Pa leje drejtimi dhe me kanabis në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 11:10
Policia e Lezhës ka arrestuar një të ri i cili u konstatua duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" pa leje drejtimi.
Gjatë kontrollit të makinës, policia ka gjetur doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 21 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt ".
