Ardi Veliu emërohet zëvendës ministër në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ish-Drejtori i policisë Ardi Veliu është emëruar zëvendës ministër në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ish-kreu i Policisë u emërua zëvendës ministër në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua mëngjesin e sotëm, 10 nëntor me vendim të kryeministirt Edi Rama.

Veliu dha dorëheqjen  si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 5 tetor, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post.

Në letrën e dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama, Veliu shkruante se arsyeja ishte nevoja për t'ju përkushtuar më shumë familjes.

Megjithatë duket se 'pushimet' nuk zgjatën shumë për ish-kreun e Policisë së shtetit, i cili u rikthye në një pozicion të rëndësishëm vetëm pas 1 muaji.