"Morina", Falsifikuan testin Covid për të kaluar në BE, 5 të arrestuar, 3 në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion ku është bërë i mundur kapja e 5 personave 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe 3 po hetohen në gjendjë të lire, pasi pas hetimeve ka rezultuar se ndihmonin personat për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së me teste Covid të falsifikuar.

Pesë persona të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë po ndiqen në gjendje të lire, është ky bilanci i një operacioni të zhvilluar nga komisariati nr 1 në kryeqytet.

Këto persona rezultojnë të përfshirë dhe në trafikimin e emigratëve, si dhe në falsifikimin e testeve Covid 19.

Operacioni është zhvilluar nga policia e Tiranës në bashkëpunim me doganën e Morinës nën drejtimin e prokurorisë.

Nga operacioni në fjalë janë sekuestruar fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparate celularë.

Të arrestuarit janë shtetasit Bajram Gjana, Mirela Saraseli, Ilir Korriku, Kevin Prifti dhe Blerim Kruja.

Sipas burimeve, Saraseli, Korriku, Prifti dhe personat me inicialet  F. D, G. S, I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin furgon i cili drejtohej nga Bajram Gjana, në pikën kufitare  të Morinës me teste Covid të falsifikuara me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa Gjana, Kruja dhe personat me inicialet I. D, O. Sh, A. E, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur.

Gjithashtu, Blerim Kruja ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.