Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata lë në burg vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rushi
Fredi dhe Pajtim Rushi dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha do të qëndrojnë në burg. Avokati tha se prokuroria nuk disponon asnjë provë.
Gjykata e Tiranës lënë në fuqi masën “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rushi, të dyshuar si autor të vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura dy të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin.
Avokati i tyre Alban Bengasi hodhi poshtë akuzat. Bengasi thotë se prokuroria nuk e provon dot në asnjë çast që autori i vrasjes është Fredi Rushi, megjithëse edhe ai vetë nuk e ka mohuar që ditën e ngjarjes ka qënë me viktimën.
Bengasi ka pretenduar se prokuroria nuk e provon dot në asnjë çast që autori i vrasjes është Fredi Rushi, megjithëse edhe ai vetë nuk e ka mohuar që ditën e ngjarjes ka qenë me viktimën.
Sipas Bengasit nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur këtë akuzë edhe për faktin se prokuroria nuk ka provuar as ndonjë grindje që mund të këtë patur mes tyre që mund të ishte edhe një motiv për vrasjen.
Sipas Bengasit nuk ka prova të mjaftueshmë për të ngritur këtë akuzë edhe për faktin se prokuroria nuk ka provuar as ndonjë grindje që mund të këtë patur mes tyre që mund të ishte edhe një motiv për vrasjen.
Gjithashtu mbrojtësi i dy të pandehurve pretendon se sa i përket vëllait tjetër Pajtim Rushi ai nuk mund të penalizohet për fshehjen e makinës tip "Pasat", pasi nuk është e tija dhe nuk ka pse mban përgjegjësi për një gjë që nuk e lidh me ngjarjen.
Po pavarësisht pretendimeve të avokatit të të dy vëllezërve gjykata ka vendosur ti lërë në masën “arrest me burg”.
Trupi i biznesmenit të vrarë u gjet nga policia në 6 nëntor ndërsa ai rezultonte i zhdukur që në datën 25 tetor.
Nga verifikimi ka rezultuar se Rushi rezultonte i shpallur ne kërkim nga Italia që në vitin 2016 për trafik të lëndës narkotike që gjë që e detyroi policinë ta arrestonte, ndërsa në vendin ku gjeti trupin, policia gjeti edhe një parcelë hashashi në pronësi të Fredi Rushit.

