"Boss-i" i trafikut të kokainës që punonte si doganier në Durrës, ekstradohet drejt Italisë

I konsideruar si një nga protagonistët e  trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, shtetsi shqiptar J.M është ekstraduar drejt Italisë.

Ai u arrestua pak javë më parë në Durrës. Prokurori publik i L’Aquila kishte kërkuar 7 vjet e 4 muaj burg për J.M në vitin 2015. Shqiptari me origjinë nga Durrësi që jetonte në provincën e Pordenones në Itali ishte kthyer në Shqipëri ku punonte si doganier.

Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve të koordinuara nga Prokurori Publik i L'Aquila dhe të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Komandës Provinciale të Pordenonesme dhe mbështetjen e Interpolit dhe Oficerit të Sigurisë së Ambasadës Italiane në Tiranë.

Ai kishte mundur të ndërtonte mes Italisë dhe Shqipërisë, një rrjet mbresëlënës që synonte trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ai bashkëpunonte me grupe kriminale të përkushtuara në prodhimin, trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. J.M u ekstradua në Itali ku mbërriti i shoqëruar nga personeli i Interpolit në aeroportin Fiumicino. Ai është dërguar në burgun e Lazios.