Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore në Elbasan
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 10:11
Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota është shkarkuar nga detyra.
Në vend të saj është emëruar Ermir Çela. Çela ka mbajtur postin e drejtorit të gjimnazit "Kostandin Kristoforidhi" për disa vite.
Sipas burimeve arsyeja e shkarkimit të drejtoreshës Çota lidhet me ndryshimet që Ministria e Arsimit është duke bërë në nivelet drejtuese lokale.