Përçarja Berisha-Basha akt besëprerjeje? Zogaj: S'di të ketë pasur pakt nëse njëri shpallet "non grata" do bëhemi njësh
Politikani dhe autori, Preç Zogaj, teksa komentoi përçarjen Berisha-Basha, pohoi se nuk di të ketë pasur një pakt midis tyre, në mënyrë që përjashtimi i Berishës, pas shpalljes non-grata, nga grupi i PD-së nga Lulzim Basha të quhet besëprerje.
Çfarë ndodh kur i thyhet besa një shoku?
Preç Zogaj: "Nëse ka një besë dhe dikush e thyen quhet besëprerje. Por nëse nuk ka një besë nuk ka besëprerje. Dhe nëse flasim për një besë prerje duhet të flasim për shkakun që besa është thyer. Më jepni paktin t'iu them, ka besëprerje, apo jo", u shpreh Preç Zogaj në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.
Ju mendoni se midis Bashës dhe Berishës nuk kishte një pakt midis tyre?
Preç Zogaj:"Nuk di të ketë pasur pakt mes Bashës dhe Berishës, që nëse njëri prej nesh shpallet non-grata nga Amerika ne do bëhemi njësh. Do marrim dhe partinë me vete dhe nuk do ta lëshojmë. Nëse ka pasur një pakt të tillë, Basha ka thyer paktin, por nuk më rezulton të ketë pasur. Basha ka pasur një pakt bashkëpunimi, duke mos imagjinuar të ndodhë një ngjarje e kësaj natyre, që ndodhi."
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së më 10 shtator të këtij viti.
Një vendim që u mor pasi Berisha u shpall më herët non-grata nga SHBA//Ora News/
Fier: 38 vjeçari godet gruan me sëpatë
10 Nëntor, 10:17



