Vasili: Çfarë mjerimi qeveritar, Projekt Buxheti i vitit 2022 pa firmën e Edi Ramës!

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook dokumentin e propozimit të projektvendimit për "buxhetin e vitit 2022."

Vasili shkruan se dokumenti nuk mban firmën e kryeministrit Rama.

Ai e cilëson këtë fakt si "mjerim qeveritar."

Sipas tij, kjo nuk është qeveri, por një turp qeveritar që nuk është parë kurrë më parë.

POSTIMI

"Cfare mjerimi qeveritar, Projekt Buxheti i vitit 2022 pa firmen e Edi Rames!

Per cfare duhet ky kryeminister?

Ky qe ben sallahane lart e poshte dhe nuk firmos as Vendimin me te rendesishem te nje qeverie si Buxheti kujt dreqin i duhet??

Kjo perfundimisht nuk eshte qeveri, por nje turp qeveritar qe s'eshte pare kurre me pare," shkruan Vasili.

Vasili: Çfarë mjerimi qeveritar, Projekt Buxheti i vitit 2022 pa