Rutte: Shqipëria progres në këto 5 vite, por duhet të bëjë më shumë. Ja pse themi "Po" për negociatat

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Shqipëria ka bërë progres të madh në 5 vitet e fundit dhe se kjo është arsyeja pse vendi ndryshoi qëndrimin duke dhënë 'Po'-në për negociatat.

Pyetje- Çfarë reformash ka bërë Shqipëria për të luftuar krimin e organizuar?

Rutte: Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë në këto 2 vite në luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi në fushën e policisë dhe atë të policisë. Kemi diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ne i shohim gjithmonë raportet e Komisionit Evropian se ku Shqipëria qëndronte në reformën e saj për pavarësinë e drejtësisë, vettingut të gjyqtarëve dhe termat e luftës së krimit të organizuar. Shqipërisë do t'i duhet të bëjë më shumë, por progresi që ka bërë në këto 5 vite ka qenë aq i madh  në kuptimin që e bëri të mundur për ne që të themi "Po." Ideja është që ne duam që ky rajon të ketë perspektivën në BE sepse jemi miq, fqinj por po kështu sepse të tjerë mund të përfitojnë të kenë influencë në këtë rajon që ne nuk e duam.