"Nëse nuk stimulojmë, pse bëjmë dëm?" Braçe:" Paqëndrueshmëria fiskale e ka dëmtuar bujqësinë

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka kërkuar një strategji të qartë për bujqësinë.

Ai tha se paqëndrueshmëria fiskale ndër vite për këtë sektor e ka dëmtuar së tepërmi.

Erjon Braçe: Kemi kaluar 8 vjet qeverisje, para nesh ka qenë një forcë tjetër politike dhe 8 vjet të tjera. Të gjitha politikat që lidhen me bujqësinë janë të paqëndrueshme, një problem shumë i madh. Një politikë fiskale e paqëndrueshme në një fabrikë që ka çati krijon probleme jo më në një sektor ku punohet në qiell të hapur, në dimër dhe në verë, në kushte atmosferike shumë të vështira. I gjithë mundi dhe të ardhurat që fermerët pretendojnë nga puna e tyre janë të varura dhe nga kushtet atmosferike.Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse fermerit është shumë. Kudo mundet të mbajë struktura por te bujqësia nuk mban se puna është përtej çdo caku e vështirë.Së dyti qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes. Ta dijë bujku që këto katër vite politika e mbështetjes së tij do jetë përmes kësaj skeme.

Psh në blegtori do të jetë mbështetje për kokë bagëtish apo litra? Historia që dy vjet është për litra dhe dy vjet për kokë bagëtish nuk ndihmon askënd as të shtojë tufën dhe as të rrisë rendimentin nga tufa. Paqëndrueshmëria sjell problematika, edhe bujku bën një llogari të veten sa do mbështetet nga qeveria dhe sa para i duhen për të mbajtur tufën, për të marrë prodhimin, rritur rendimentin dhe marrë ca të ardhura plus për familjen. Politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk ndihmojnë prodhimin bujqësor, agropërpunimin. Nëse qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur dhe pikat e grumbullimit, fabrikat e përpunimit në krahun tjetër taksimi dhe paqëndrueshmëria në taksim ka krijuar probleme shumë të mëdha për prodhimin bujqësor. Ishte një qeveri e mëparshme që e filloi me zero dhe skema në grumbullim ishte 0 dhe 20, e bënë 6 me 20, erdhëm ne dhe e bëmë 20 me 20, vijuam ne dhe e bëmë 6 me 20 dhe tani prapë 0 me 20. Kjo trajektore e paqëndrueshmëe në më pak se 16 vjet se ka ndihmuar bujkun fare. Nëse i dha frymëmarrje kur u bë 20 me 20 ja ka marrë prapë mbrapsht dhe do ta dëmtojë akoma më shumë këtë vit.

Te paqëndrueshmëria e politikave fiskale ka një problem të madh që lidhet me personalizimin e politikave fiskale. Tre vite nga sot i kemi thënë këtu në komision të Ekonomisë Ministrit të Financave të periudhës mos se po e dëmton, do bësh dëm. Ja ku jemi tre vite më pas e provuar nga A te Zh, sidomos në blegtori. Është momenti që të mblidhemi, të ulemi po të doni dhe më shumë se mazhoranca që ti japim fshatit atë që i takon. Gëzoheni për çdo lek që  keni shtuar në buxhetin dhe keni të drejtë por a mjaftojnë? Paratë nuk mjaftojnë asnjëherë. Pse vetëm për bujqësinë thuhet prit se na duhet dhe për një sektor tjetër. Është i vetmi sektor që nuk ka rritje në tremujorin e dytë. Mendojmë ne ta ndihmojmë, të stimulojmë siç bëjmë në sektorë të tjerë. Nëse nuk mendojmë të stimulojmë, pse bëjmë dëm?