Durrës/ Kishte fshehur kanabis në piceri, në pranga pronari 31-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 12:24
Pronari i një picerie është arrestuar, pasi akuzohet se ka fshehur lëndë narkotike kanabis brenda ambienteve të policisë.
"Më datë 18.09.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në picerinë e këtij shtetasi, në lagjen nr.17, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një grirëse lënde narkotike", njofton policia.
Pronari i arrestuar identifikohet me inicialet A.B, 31 vjeç, banues në Durrës.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


