"Do mendojmë për ujin në bujqësi?" Braçe: Burimet po shteren nga HEC-et e ndryshimet klimatike, do mbeten tokat djerrë
Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka tërhequr vëmendjen për sistemin e vaditjes në bujqësi dhe marrjen e masave për mbrojtjen e burimeve ujore në kushtet e ndryshimeve klimatike.
Në Komisionin e Ekonomisë, ai nënvizoi se ndërtimi i HEC-eve ka kriter ka dhënë një ndikim negativ në këtë drejtim.
Sipas tij nëse nuk merren masa nuk do jetë e largët dita kur fushat e vendit të mbeten djerrë.
Braçe: Do mendojmë për ujin në bujqësi apo jo? Është data 9 nëntor dhe kemi gjithë Lushnjen në regjim vaditje. Nuk ka ndodhur asnjëherë, të paktën në 15 vitet e fundit, që nëntor të kërkosh ujë për vaditje. Si do ja bëjmë? Burimet ujore dhe për vaditje do fillojnë të shteren dhe me dëmet kolosale që kemi bërë sidomos me ndërtimin e hidrocentraleve në çdo lloj rrëkeje, burimet ujore do vazhdojnë të kufizohen. Lushnja me rezervuarin e Thanës është totalisht e varur nga hidrocentrali i Banjës por mbi Banjë janë dhe katër HEC-e të tjera. Do mendojmë për burimet ujore dhe në funksion të ndryshimeve klimatike apo jo se do na mbeten fushat djerrë.
